SHKO

Ceremonia e dhënies së çmimeve

“Ambasador i Kombit”

Samiti i Dytë i Diasporës u mbyll me ceremoninë e dhënies për herë të parë të çmimit “Ambasador i Kombit“, disa prej aktivistëve më të dedikuar ndaj komunitetit shqiptar në botë. Të integruar në vendin ku jetojnë, por po aq te dedikuar ndaj ruajtjes së vendit të origjinës, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare, janë këta individë, puna e vazhdueshme e të cilëve bën që të mos harrohet Shqipëria në komunitetet ku jetojnë, e sidomos të kultivohet te brezat dytë dhe të tretë të fëmijëve të familjeve shqiptare në botë.

SHKO

Ceremonia e ndarjes së çmimeve

“Shqiponja e Artë”

Në kuadër të Samitit të Dytë të Diasporës, u organizua mbrëmja gala në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë në të cilën u akordua çmimi “Shqiponja e artë” nga Kryeministri i vendit, z. Edi Rama. Ky çmim u shpërnda për të nderuar personalitete të Diasporës në fushën e biznesit, sipërmarrjes, artit, mësuesisë, kulturës etj.

Samiti i Dytë i Diasporës

Foto Album

Samiti i Dytë i Diasporës u mbajt në Tiranë në datat 28 shkurt – 2 mars 2019. Ky event mirëpriti personalitete të spikatura të Diasporës në katër panele kryesore, të organizuar sipas fushave të ekspertizës: politika, arsimi dhe kultura, turizmi, mjedisi.

NEWSLETTER E DIASPORËS

BULETIN I PËRJAVSHËM INFORMATIV

Një mënyrë e re komunikimi me diasporën që do të pasqyrojë aktivitete të ministrit të Shtetit për Diasporën dhe institucioneve në varësi, Agjencisë Kombëtare të Diasporës, Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën.