Qendra e Botimeve për Diasporën


QBD-ja është përgjegjëse për:

1) botimin, në përputhje me ligjin nr.9616, datë 27.9.2006, “Për librin në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ligjin nr.35/2016, “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, të teksteve që do t’i shërbejnë diasporës;

2) redaktimin përfundimtar të teksteve që do të botohen;

3) nxitjen e aksesit on-line të teksteve të veçanta për diasporën;

4) nxitjen e krijimit të formateve të posaçme për e-book;

5) bashkërendimin e punës me operatorin ekonomik, i cili bën shpërndarjen e teksteve;

6) koordinimin me institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës për botimet për diasporën.

Së shpejti faqja e Qendrës së Botimeve të Diasporës …