Regjistrohu në Samit


Kriteret për regjistrimin si pjesëmarrës

 

Samiti i Dytë i Diasporës është një aktivitet i hapur për pjesëmarrës nga e gjithë hapësira shqiptare. Vetëm një numër i caktuar të ftuarish, personalitete të larta shqiptare në botë kanë marrë një ftesë zyrtare, ndërsa të gjithë shqiptarët që kanë dëshirë të ndjekin Samitin e Dytë të Diasporës mund të bëhen pjesë e tij nëpërmjet regjistrimit on-line.

Regjistrimi on-line i pjesëmarrësve bëhet për të shmangur gabime në procesin e dërgimit të ftesës zyrtare. Cilido që dëshiron të marrë pjesë në këtë Samit mund të regjistrohet on-line. dhe të rezervojë pjesëmarrjen në një nga katër panelet e diskutimit.

Në rastet e organizatave, nëse dëshirojnë të kenë një tavolinë komunikimi me pjesëmarrësit e Samitit (në hapësirat e brendshme ku do të zhvillohet aktiviteti) apo për të bërë aktivitete të cilat i konsiderojnë të dobishme, është i rëndësishëm komunikimi paraprak me e-mail dhe vendosja e komunikimit me “personin e kontaktit”, i cili do t’u vihet në dispozicion nga organizatorët.

Është e rëndësishme që pas regjistrimit, në adresën e postës tuaj elektronike t’ju vijë e-mail konfirmimi i regjistrimit në Samit. Kjo është e vetmja mënyrë për të vërtetuar se regjistrimi juaj është i vlefshëm.

Ata që dëshirojnë të marrin pjesë në Samitin e Dytë të Diasporës, duhet të kenë marrë pjesë në mënyrë aktive në mbrojtjen e interesave të bashkësisë shqiptare, si edhe në zhvillimin dhe promovimin e identitetit, vlerave dhe traditës kombëtare në vendet ku punojnë dhe jetojnë. Vlerësim të veçantë do të ketë për ata të cilët janë të angazhuar në jetën politike apo shoqërore të komunitetit, nëpërmjet organizatave, klubeve shqiptare dhe aktiviteteve të tyre, si kontribut për konsolidimin e lidhjeve në komunitet, por edhe për rritjen e influencës në dobi të interesave kombëtare dhe të forcimit të lidhjeve e bashkëpunimit me vendlindjen.

Pjesëmarrësit në Samit inkurajohen të paraqesin projekte konkrete për vendosjen e lidhjeve apo marrëdhënieve mes vendit ku jetojnë dhe vendlindjes, pavarësisht fushës së veprimit. Organizatorët e Samitit do të bëjnë më të mirën për t’u vënë në dispozicion informacionin e duhur.

Ju mirëpresim!